(Photo by Andrew Redington/Getty Images)

Aktori 29-vjeçar, Tom Holland, u transportua urgjentisht në spital pas një aksidenti gjatë xhirimeve të filmit të ri Spider-Man: Brand New Day. Holland pësoi një goditje të lehtë në kokë gjatë një skene akrobatike që nuk shkoi sipas parashikimeve.

Sipas mediave amerikane, aktori u trajtua dhe u lirua nga spitali, por për arsye paraprake do të bëjë një pauzë nga xhirimet. Sony dhe Marvel Studios kanë hartuar një plan të ri për të menaxhuar këtë ndalesë të detyruar, e cila mund të zgjasë “për një kohë të caktuar”, sipas fjalëve të babait të Holland, Dominic, gjatë një darke bamirësie në Mayfair, Londër.

Tom ishte i pranishëm në event me të fejuarën e tij, Zendaya, por u largua para përfundimit të darkës për shkak të gjendjes shëndetësore. Aksidenti nuk përfshiu asnjë anëtar tjetër të kastit ose të ekuipit. Një zëdhënës i East of England Ambulance Service deklaroi:
“U thirrëm në orën 10:30 të së premtes për të ndihmuar një pacient që kishte pësuar një lëndim në Leavesden Studios të Watford. Ambulanca u dërgua menjëherë dhe pacienti u transportua në spital për kujdes të mëtejshëm”.

Spider-Man: Brand New Day shënon rikthimin e madh të Holland si Peter Parker pas No Way Home (2021), Far From Home (2019) dhe Homecoming (2017). Në këtë set lindi edhe romanca e tij me Zendaya, e cila do të rikthehet si M.J. në kapitullin e ri. Aktorja ka deklaruar më parë se xhirimi me Holland ishte “stranisht komod” dhe “instinktiv”.

Xhirimet filluan në Glasgow në fillim të gushtit. Dalja e filmit në kinema ishte planifikuar për 31 korrik të vitit të ardhshëm, por aksidenti mund ta ndryshojë këtë datë. Holland kishte treguar me entuziazëm kostumin e ri të Spider-Man në rrjetet sociale, duke e përshkruar projektin si një “rilindje” dhe një kapitull krejtësisht të ri për heronjtë e tij të njohur.