Dy herë në vit, Dielli arrin një pikë ekuilibri midis ditës dhe natës, e njohur si ekuinoksi (nga latinishtja “nate e barabartë”). Një moment i rëndësishëm ku drita dhe errësira janë pothuajse të barabarta: në fakt, dita zgjat disa minuta më shumë se nata për shkak të formës sferike të Diellit dhe të refraksionit atmosferik të dritës.
Astrologjikisht, këto momente shënojnë një pikë fillimi, një moment që mund të ndikojë në fatin dhe zhvillimet deri te solstici tjetër (ai i dhjetorit). Ky ekuinoks vjeshtor do të ndodhë më 22 shtator në orën 20:19.
Çfarë mund të sjellë ekuinoksi për shenjat e zodiakut:
Dashi
Koha për të reaguar ndaj disa provokimeve, duke imponuar me vendosmëri dhe siguri idetë dhe qëllimet tuaja. Vetëm mos jini tepër të drejtpërdrejtë që të mos lëndoni dikë.
Demi
Ky ekuinoks do t’ju vendosë përballë njerëzve të fortë dhe vendimtarë. Ju nuk do të jeni protagonistë, por do të sugjeroni ide dhe zgjidhje nga prapaskena. Qetësisht.
Binjakët
Fenomeni ju kërkon më shumë guxim me ëndrrat, mundësitë dhe rastet e momentit. Lironi idetë dhe fantazinë, sepse qielli pret këtë nga ju. Fat të papritur.
Gaforrja
Ky moment duket i rëndësishëm dhe delikat për punën dhe karrierën. Duhet t’i kushtoni vëmendje të veçantë, për të mos humbur mundësi. Jepni rëndësi dhe përkushtim më të madh.
Luani
Flisni për gjëra të rëndësishme, që kanë vlerë objektive dhe që tërheqin interesin e të tjerëve. Përdorni energjinë tuaj për të përfshirë dikë me propozimet tuaja.
Virgjëresha
Në këtë periudhë lëvizni mirë në nivel praktik dhe ekzekutiv, por ekuinoksi ju kërkon të vlerësoni më shumë punën e të tjerëve. Shikoni thelbin, jo detajet.
Peshorja
Ekuinoksi ndodh në shenjën tuaj, sepse ju jeni simbol i ekuilibrit, ashtu si dita dhe nata që tani janë të barabarta. Megjithatë, duhet të njihni më mirë forcën dhe dëshirat e atyre që doni.
Akrepi
Ky moment ju rikthen rëndësi, forcë dhe vendosmëri, falë Marsit që hyn në shenjën tuaj dhe ju mbush me energji të re. Asgjë nuk ju tremb.
Shigjetari
Keni nevojë për situata argëtuese, lehtësi dhe bukuri për të përjetuar energji më të mirë, konstruktive dhe të ndritshme. Synoni kreativitetin për të udhëtuar me mendime dhe intuicion.
Bricjapi
Pasiguria e Saturnit, e kombinuar me forcën e re të Marsit, ju shtyn të kërkoni konfirmime dhe siguri me familjen, të afërmit dhe gjithçka që ndieni se e zotëroni. Jepini vetes një butësi të vogël.
Ujori
Për të sfiduar pasigurinë e planetëve të mëdhenj (sidomos Pluton dhe Saturn), duhet të tregoni më shumë vendosmëri në fjalë, qëndrime dhe veprime. Do të ia dilni.
Peshqit
Jupiteri nuk ka ndalur kurrë së inkurajuari për të fituar dhe për të marrë atë që dëshironi. Tani Marsi ju jep të gjithë guximin për ta bërë këtë. Mos prisni askënd – veproni menjëherë dhe mos e mendoni më.