Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, ka qenë javët e fundit në qendër të mediave për shkak të orës luksoze “Richard Mille” që ekspozoi në rrjetet sociale si dhuratë për ditëlindje.E gjitha nisi pasi kthimi i tij në Kosovë solli surpriza jo të këndshme. Dogana e Kosovës konfiskoi orën me arsyetimin se reperi nuk e kishte deklaruar gjatë kalimit të kufirit.
Megjithatë, pas një hetimi më të thelluar, u ngritën dyshime se ora mund të mos ishte origjinale. Për këtë arsye, u urdhërua një ekzaminim nga kompania “Richard Mille” për të vërtetuar autenticitetin e saj.
Sipas lajmeve të konfirmuara nga Uran Vokshi, përfaqësues ligjor i kompanisë, rezultati ishte se ora e Mozzik është false. “Si avokat të Richard Mille, shoqëria e avokatëve Vokshi & Lata kemi marrë konfirmim nga klienti se ora është fals,” tha Vokshi për lajmi.net.