Brooklyn Beckham ka reaguar për herë të parë lidhur me thashethemet për një krisje në marrëdhëniet me prindërit e tij, Victoria dhe David Beckham.
Në një intervistë për Daily Mail më 24 shtator, djali i madh i çiftit të famshëm u shpreh se ai dhe bashkëshortja e tij, Nicola Peltz Beckham, përpiqen të filtrojnë negativitetin që qarkullon rreth tyre.
“Gjithmonë do të ketë njerëz që thonë gjëra negative, por unë kam një bashkëshorte shumë mbështetëse,” tha Brooklyn, 26 vjeç. “Ne bëjmë gjërat tona, mbajmë kokën ulur dhe punojmë. Dhe jemi të lumtur.”
Ai shtoi se përpiqet të mos merret me thashethemet: “Gjithmonë do të flitet kot. Unë thjesht luaj golf me miqtë dhe argëtohem.”
Ky është reagimi i parë i Brooklyn mbi përfoljet e një përçarjeje me familjen e tij, që përfshin prindërit, vëllezërit Romeo, Cruz dhe motrën Harper.
Thashethemet për distancimin nisën pas martesës së Brooklyn dhe Nicola-s në prill 2022. Sipas burimeve të E! News, gjatë ceremonisë kishte një moment të sikletshëm, kur këngëtari Marc Anthony prezantoi në skenë jo çiftin, por Victoria Beckham, duke lënë nusen të mërzitur deri në lot.
Megjithatë, burime të tjera i kanë mohuar pretendimet se çifti ka shkëputur kontaktet me familjen Beckham, duke i quajtur ato “keqinterpretime të qëllimshme”.
Pavarësisht përplasjeve të përfolura, Brooklyn dhe Nicola kanë treguar afeksion të veçantë për motrën e vogël Harper, të cilës i uruan publikisht ditëlindjen këtë korrik me një mesazh të ëmbël në Instagram: “Gëzuar ditëlindjen Harper, të duam shumë.”