Princ Leka ka thyer heshtjen për divorcin e shumëpërfolur nga Elia Zaharia, duke treguar për herë të parë prapaskenat e ndarjes dhe ngjarjet që tronditën opinionin publik.

I ftuar në emisionin “Mirëmbrëma Yje”, Leka foli hapur për procesin e gjatë dhe të vështirë të ndarjes, duke theksuar se ajo ndodhi në disa faza: nga distancimi emocional, te jetesa nën të njëjtën çati pa kontakt, e deri te procedurat ligjore.

Princi u ndal edhe te lidhja e tij me fotografe Blerta Celibashi, duke theksuar se mes tij dhe Elia Zaharisë nuk ka pasur tradhti. Sipas tij, ai ka qenë i hapur me ish-bashkëshorten që në fillim.

"Ne kemi kaluar disa muaj me sfida. Po dalja e videos në mënyrë më të keqe, trajtimi i saj, kam pasur mirëbesim te institucionet dhe nuk kam pasur dëshirë që të dalin në publik. Kur kam shkuar në polici kam shkuar me këshillë të avokatëve. E pranoj që gabova, nuk duhet të kisha dhënë asnjëherë videon, ta mbaja për gjyqin sepse ishte një goditje e drejtpërdrejtë. Ne kemi përjetuar një sulm. Ishte një sulm mediatik, një sulm ligjor.

Kemi pasur probleme me Policisë, sekuestrimin e telefonit nga Prokuroria e Tiranës, ka pasur një presion të jashtëzakonshëm nga instrumente të ndryshme… Me të gjithë këto strese, edhe Blerta ka qenë viktime e të gjitha sulmeve, narrativeve që nuk ishin reale. Nuk ka pasur tradhti. Presion i parë që unë kam njoftuar për lidhjen time me Blertën, ka qenë pikërisht Elia. I kam thënë Elias para se të përqafohesha me Blertë, që jam takuar me Blertën.

Kemi pasur një raport korrekt. Ndarja ka ardhur me fazë të ndryshme, ka qenë ajo faza emocionale, distancimi, kemi jetuar në një shtëpi, por të distancuar, kam qëndruar vetëm më vajzën, por nuk kishim kontakt, as fizik. Herë pas herë kemi qenë për mediat, foto, një kartolinë e bukur, por krejtësisht falso. Ka qenë faza ligjore. Kemi kaluar rreth 8-9 muaj vetëm duke pilotuar, duke rënë dakord te marrëveshja duke siguruar që vajza, Geraldina të jetë mirë.

Kishim firmosur të gjithë dokumente, pa konflikte, as për pronat nuk ka pasur. Më pas erdhi situata e marsit, që ka dëmtuar imazhin. Nuk ka ndryshuar apo dëmtuar e familjes mbretërore, në kuptimin që ata që kanë qenë në dijeni të të gjithë dinamikës, presionit, e kanë kuptuar që nuk ka qenë një konflikt brenda një familjeje, por ka pasur një dorë të jashtme nga presionet."

Sa i përket videos që u bë virale në media, ku Princ Leka konfliktohej me Elia Zaharinë dhe babain e saj, tha se u pendua që e dorëzoi në polici.

"Shkova për të takuar vajzën pastaj situata doli jashtë kontrollit. Kur filloi acarimi, i thashë administratorit të oborrit, ju lutem largoni vajzën menjëherë. Që të qetësohej situata. Vajza ishte duke u larguar. Shyqyr që vajza ishte mirë. Unë e di që janë bërë fushata për ish-bashkëshorten time, për të mirën e asaj, por ka vetëm një viktimë në këtë mes, dhe ajo është Geraldina. Është një vajzë e mrekullueshme… Kam dëgjuar edhe në gjykatë narrativa të ndryshme, nuk ka asnjë provë që unë kam qenë i dhunshëm, nuk ka pasur dhunë. Nuk e kam dhunuar Elian, asnjëherë. Nuk është e lehtë për t’u larguar nga shtëpia ime…

Jam ndjerë një situatë që më mirë të kem një filmim, se kisha frike se mos ishte një situatë e sajuar. Hapa kamerën, ka qenë këshillë që kam marrë edhe nga këshilltarët. Kur kam qenë në sulm, nuk e kam hapur dot. Pastaj si janë trajtuar filmimet dhe kanë dalë në publik, jam ndjerë i tradhtuar nga ata që kanë publikuar. Ata që ua kam besuar ketë filmim. Nëse nuk do e kisha filmuan mund edhe të kisha humbur lirinë, nuk e di si do kishte ndodh…"