Modelja e njohur, Adrola Dushi, ka rrëfyer së fundmi në podcast-in “Mam” me Orinda Hutën, një dëshirë shumë personale: të bëhet nënë për herë të dytë. Bukuroshja shqiptare, e cila është tashmë nënë e një djali, Troi, tregoi emocionet dhe dilemat që ndan me të birin lidhur me një fëmijë tjetër.

“Dua shumë. Ma ka kërkuar shumë më herët [djali], por s’kisha përgjigje për të. Tani është rritur, ka dëgjuar këtë gjënë që mamat kanë ndërlikime kur lindin, ka frikë se mos më humbet mua dhe thotë ‘jo, nuk dua fare, dua të të kem ty’,” rrëfeu Adrola.

Ajo nuk e fshehu dëshirën për të pasur një familje më të madhe, madje edhe për një vajzë:
“Unë ia përmend shpesh sepse dua një familje të madhe, por që… Tani dua një vajzë. Po vdes për një vajzë të them të drejtën. Do doja shumë.”

Modelja shtoi se ardhja e një motre do ta bënte edhe Troin më të lumtur:
“E di që do ishte diçka që Troin do e lumturonte shumë. Ai është gjithmonë vetëm dhe e di që kur i vijnë fëmijë, ai rilind.”

Deklaratat e modeles marrin një tjetër kuptim edhe në dritën e lidhjes së saj të shumëpërfolur me reperin Capital T. Dyshja prej kohësh është në qendër të mediave rozë, duke tërhequr vëmendjen e publikut me paraqitjet e tyre të përbashkëta. Dëshira e Adrolës për të pasur një vajzë ngre pyetje të natyrshme: a është ky një hap që ajo e sheh të ndarë me partnerin e saj aktual?

Edhe pse vetë modelja nuk e përmendi drejtpërdrejt reperin në podcast, lidhja e tyre e konfirmuar tashmë nga fotot dhe daljet publike, e bën rrëfimin e saj edhe më interesant për publikun.