Në botën e rrjeteve sociale, asgjë nuk është “thjesht një foto”. Këtë duhet ta dijë mirë edhe Ledion Liço, i cili në Instagram publikoi një shkrepje bardhë e zi me atmosferë melankolike. Një nga ato imazhe që, brenda pak minutash, kthehet në terren për interpretime, analiza dhe pse jo pak thashetheme.
Fotot bardhë e zi heqin detajet e tepërta dhe lënë vetëm thelbin, emocionet. Ndaj shumë ndjekës këtë foto e panë si një zgjedhje artistike, pa asnjë nëntekst tjetër. Në këtë këndvështrim, Ledioni mund të ketë dashur thjesht të ndante një imazh me estetikë minimale, dhe jo domosdoshmërisht të fshihej një rrëfim personal pas tij.
Por, le të jemi realistë: një foto bardhë e zi shpesh mbart një gravitet tjetër. Shto këtu edhe atmosferën introspektive të kësaj fotoje. Ndaj shumë ndjekës panë në këtë postim një pasqyrim të një gjendjeje emocionale më të ndërlikuar, në një vel trishtimi, a moment reflektimi të brendshëm, që lidhet me jetën personale të moderatorit.
Ndoshta Ledioni nuk deshi të thotë më shumë nga sa duket. Ose ndoshta po. Por në fund, kjo ka pak rëndësi: forca e fotos qëndron në dykuptimësinë e saj, në aftësinë për të bërë të gjithë të flasin pa thënë ai asnjë fjalë. Dhe a nuk është pikërisht ky sekreti i një postimi që funksionon në rrjete sociale?
View this post on Instagram