FORBES GLOBAL PROPERTIES HYN NË SHQIPËRI: ILDA ZALOSHNJA DHE BRANDON MATIVI SJELLIN RRJETIN PRESTIGJIOZ NDËRKOMBËTAR

Shqipëria ka hyrë në një epokë të re të pasurive të paluajtshme luksoze me ardhjen e Forbes Global Properties, përmes bashkëpunimit me Capital Point, kompani e themeluar nga çifti Ilda Zaloshnja dhe Brandon Mativi. Ky është një moment historik jo vetëm për tregun e pasurive të paluajtshme, por edhe për imazhin e vendit në hartën globale të investimeve prestigjioze.

Në fjalën e tyre, Zaloshnja dhe Mativi e cilësuan këtë arritje si kurorëzim të një rruge 17-vjeçare plot përpjekje dhe sakrifica në industrinë e real estate. “KJO NISMË ËSHTË NJË ËNDËRR E MADHE E JONA, E TË DYVE. 17 VITE PËRPJEKJESH DHE SAKRIFICASH NË REAL ESTATE KURORËZOHEN SOT NË NJË DITË TË JASHTËZAKONSHME,” u shprehën ata.

Çifti theksoi se si familje shqiptaro-amerikane kanë parë gjithmonë Shqipërinë si vendin ku ia vlen të hedhësh rrënjë. “LE TË ËNDËRROJMË, LE TË PLANIFIKOJMË, DHE MBI TË GJITHA LE TË REALIZOJMË PËR TA VENDOSUR SHQIPËRINË NË HARTËN E PASURIVE LUKSOZE TË FORBES GLOBAL PROPERTIES,” u shpreh Brandon Mativi.

Ky hap strategjik i jep Shqipërisë mundësinë të prezantohet në një nivel të ri global, duke tërhequr vëmendjen e investitorëve të huaj dhe duke e forcuar profilin e saj si destinacion për pronat më ekskluzive. Nëpërmjet Capital Point, vendi ynë bëhet pjesë e një rrjeti elitar që përfshin pronat më të veçanta në botë.