Justin Bieber është vënë sërish në qendër të vëmendjes së rrjeteve sociale, këtë herë për një postim enigmatik që përkoi me ditën e martesës së ish-partneres së tij, Selena Gomez, me producentin Benny Blanco.

Të shtunën, këngëtari ndau në Instagram një seri fotosh nga një ndeshje basketbolli në Los Angeles, duke i shoqëruar me këngën e tij të vitit 2025, “I Do” një baladë romantike e dedikuar martesës së tij me Hailey Bieber.

Por fansat nuk e lanë pa komente për kohën e zgjedhur, duke parë që vetëm pak kilometra më tej, në Santa Barbara, zhvillohej dasma madhështore e Selenës me Blanco.

“E humbe, mbaroi, pranoje,” shkroi një ndjekës.
“Dashuria e jetës tënde sapo u martua,” shtoi një tjetër.

Të tjerë ironizuan: “Benny: ‘I Do!’ – Justin: ‘I do too’.” Ndërsa dikush tjetër komentoi me humor: “Një këngë për martesën tënde mbi foto basketbolli? Ky djalë nuk bashkëpunon dot.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Justin Bieber (@lilbieber)

Disa përdorues madje postuan GIF-e të Selenës në seksionin e komenteve të Justin-it, duke e kthyer postimin në një lloj ironie kolektive online.

Ndërkohë, në të njëjtën mbrëmje, Selena ndau në Instagram foto intime nga dita e saj e madhe, ku shihej duke u përqafuar dhe mbajtur dorën e bashkëshortit të saj, Benny Blanco, 37 vjeç. Çifti kishte zgjedhur veshje të personalizuara nga Ralph Lauren Selena me një fustan sateni të bardhë me dizajn elegant, ndërsa Benny me smoking klasik të zi.

Historia mes Gomez dhe Bieber mbetet një nga më të komentuarat e botës së showbiz-it. Dyshja u lidh për herë të parë në vitin 2010 dhe patën një lidhje të trazuar që zgjati pothuajse tetë vjet, derisa u ndanë përfundimisht në vitin 2018. Po atë vit, Justin u martua fshehurazi me modelen Hailey Baldwin, sot Hailey Bieber.

Pas viteve të aludimeve për një “rivalitet” mes Hailey-t dhe Selenës, në vitin 2022 dy vajzat vendosën t’i japin fund spekulimeve, duke pozuar për një foto së bashku dhe duke deklaruar se mes tyre ka vetëm respekt.