Kantautori i njohur Pirro Çako ka reaguar me një mesazh të ndjerë pas ndarjes nga jeta të nënës së tij, sopranos së shquar Luiza Çako.

Përmes një postimi prekës në Instagram, Çako ka ndarë një fotografi nga fëmijëria, ku shfaqet në krahët e së ëmës, duke e shoqëruar me fjalët:

“Lamtumirë, Nëna ime.”
Postimi shoqërohet nga kënga e tij e njohur “Xhulit”, një kompozim emocional që në këtë kontekst merr një dimension të ri ndjesor. Ky gjest ka prekur mijëra ndjekës dhe admirues, të cilët kanë shprehur ngushëllimet e tyre për humbjen e madhe.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Pirro Cako (@pirrocako)

Luiza Çako, një nga emrat më të rëndësishëm të skenës lirike shqiptare, u nda nga jeta pas një karriere të pasur artistike, duke lënë një trashëgimi të çmuar në muzikën shqiptare dhe në kujtesën e publikut.