Raporti mes Sarah Berishës dhe DJ PM ka qenë së fundmi një nga temat më të komentuara në rrjetet sociale, për shkak të mungesës së shfaqjeve të tyre publike. Një fakt që duhet nënvizuar gjithmonë në këtë rast është fakti se ata që prej nisjes së lidhjes së tyre kanë qenë gjithmonë hermetikë dhe rrallë postojnë foto bashkë.

Para disa ditësh Sarah festoi ditëlindjen. Edhe në këtë ditë mungoi një urim në rrjetet sociale nga Dj. Kjo i hodhi benzinë zjarrit.

Por, nuk ka asgjë për t'u shqetësuar. Çifti është parë së fundmi bashkë gjatë një darke në një nga lokalet e Tiranës, në shoqërinë e ish-banorit të Big Brother VIP Albania, Kledi Hysa.

Ja pra që ndarje nuk ka.