Pas ndarjes së tyre pas 19 vitesh martesë, thashethemet rreth Keith Urban dhe një lidhjeje të mundshme me një grua tjetër kanë nisur të qarkullojnë. Sipas burimeve pranë Nicole Kidman, disa shenja tregojnë se këngëtari mund të ketë filluar një histori të re.
“Le të themi që Nicole nuk e mohon, por ajo mbetet e shokuar nga situata,” – raporton një burim për Page Six.
Sipas TMZ, Urban ka blerë një shtëpi të re në Nashville dhe thuhet se është larguar nga banesa ku jetonte me Kidman dhe dy vajzat e tyre: Sunday Rose, 17, dhe Faith Margaret, 14.
Një burim tha se banorët e Nashville po përhapin thashetheme mbi një tradhti të mundshme nga ana e Urban, megjithëse arsyeja zyrtare e ndarjes nuk është zbuluar ende.
Në muajin qershor, marrëdhënia e çiftit kishte nisur të shfaqë shenja shqetësimi kur Urban nuk i kushtoi vëmendje përvjetorit të martesës në rrjetet sociale, duke mos postuar asnjë dedikim për Kidman dhe duke reaguar ftohtë ndaj postimit të saj me një emoji zemre të kuqe.
Nicole, ndërkohë, nuk e përfshiu Urban në përmbledhjen e saj verore në Instagram, duke treguar distancim emocional.
Çifti u martua në qershor të vitit 2006, pas takimit të tyre të parë në janar të vitit të mëparshëm. Nicole Kidman kishte qenë më parë e martuar me Tom Cruise nga 1990 deri në 2001.
Pavarësisht thashethemeve, zyrtarët e Urban dhe Kidman ende nuk kanë komentuar publikisht për situatën.