“Kazerma”, projekti më i ri i Turjan Hyskos, do të vijë në kinema më 20 nëntor dhe, sipas vetë regjisor-it, premton të “ndryshojë rregullat e lojës” në kinematografinë shqiptare.

Në llogarinë zyrtare të filmit në Instagram janë zbuluar jo vetëm data e premierës, por edhe disa detaje intriguese nga historia:

“Lufta sapo ka nisur… dhe ti do ta shohësh gjithçka nga brenda. 10 ushtarë. 200,000 euro. 1 fitues. Gati për dramë, intriga, dashuri dhe tradhti? Mos e humb premierën e filmit më fenomenal të vitit!”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kazerma (@kazerma.film)

Trailer-i i publikuar sjell pamje të fuqishme: personazhe të njohur të veshur dhe të armatosur si ushtarë, skena nga debate të nxehta, momente romantike dhe copëza nga emisione televizive të ndryshme, duke krijuar një atmosferë tensioni dhe kurioziteti.

Në kastin e “Kazermës” do të jenë emra të njohur të ekranit shqiptar, si Orinda Huta, Rudina Dembacaj, Fjoralba Ponari, Gert Ferra, Gentjan Zenelaj, Hati dhe të tjerë.

Filmi premton të sjellë një përzierje dramatike të lojës, dashurisë dhe tradhtisë – një përvojë që, sipas Turjan Hyskos, nuk duhet humbur në kinema.