Aplikimet për Festivalin e Këngës 64 në RTSH janë mbyllur, dhe sipas burimeve të Vip Magazine, një numër artistësh të njohur dhe të rinj kanë dorëzuar materialet e tyre për të marrë pjesë në garë.

Organizatorët ende nuk kanë publikuar listën zyrtare të pjesëmarrësve, ndërsa të gjithë aplikuesit do të kalojnë në një proces përzgjedhjeje nga juria profesionale, e cila do të vendosë se cilët artistë plotësojnë kriteret për të konkuruar në festival.

Mes aplikimeve që kanë dalë në pah nga burimet e Vip Magazine, figurojnë emra të njohur si: Vedat Ademi, Fifi & Tiri, Erik Lloshi, Lorenc Hasrama, Lynx, Evi Reçi, Gerta Mahmutaj, Enxhi Nasufi, Sara Kapo, Kamela Islamaj, Alis Kallaci, Edmond Mancaku, Voltan Prodani, Sergio Hajdini, grupi 2 Farm, dhe Erand Sojli.

Burimet theksojnë se kjo është vetëm lista e aplikimeve; pjesëmarrja finale do të vendoset nga juria, duke u bazuar në cilësinë e këngëve dhe përputhshmërinë me standardet e festivalit.

Festivali i Këngës do të zhvillohet në dhjetor, dhe pritet të rikthejë emocionet e traditës së muzikës shqiptare, duke ofruar një konkurencë të fortë dhe performanca spektakolare për publikun.