Pas suksesit të padiskutueshëm në Tiranë dhe Milano, Alban Skenderaj ka njoftuar se koncerti i tij “MOTIV”, do të shtrihet edhe në Kosovë, Greqi dhe Angli.

“Me emocion të madh ju njoftoj se ‘MOTIV’ vjen së shpejti në Kosovë, Greqi dhe Angli (sipas renditjes). Premtoj se do të jenë tre nga koncertet më të bukura të karrierës sime! Datat do të publikohen shumë shpejt!” – shkruante Alban në njoftimin e tij për fansat disa ditë më parë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Alban Skenderaj (@albanskenderaj)

Tri netë të zjarrta në Prishtinë

Koncerti në Kosovë do të zhvillohet në sallën “1 Tetori” të Prishtinës më 4, 5 dhe 6 dhjetor, dhe brenda pak ditësh, biletat janë shitur të gjitha.

3 netë të zjarrta në Prishtinë janë tashmë ‘Sold Out’! Gjithsej rreth 14.000 zemra! Kjo ishte dhurata dhe surpriza më e bukur që mund të ëndërroja për këtë fundvit. Një rekord i ri dhe një pikëarritje e jashtëzakonshme në karrierën time, dhe kjo vetëm falë jush! Ju, që jeni #MOTIV për të mos u ndalur kurrë!” – shkruan Alban.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Alban Skenderaj (@albanskenderaj)

Fansat mund të presin tre shfaqje të jashtëzakonshme, të mbushura me energji dhe emocione. Pas pritjes së entuziazmuar në Prishtinë, koncertet e radhës në Greqi dhe Angli pritet të njoftohen së shpejti, duke i dhënë fansave ndërkombëtarë mundësinë të përjetojnë live repertorin e pasur dhe emocionues të Alban Skenderajt.