Turmeriku ka qenë përdorur për një kohë të gjatë në kultura të ndryshme, përfshirë edhe kulturën indiane, si në dietën e tyre, ashtu edhe në ritualet shëndetësore dhe të bukurisë, për shkak të përbërjes së tij të pasur me lëndë ushqyese.
Ruhil Badiani, mjek i përgjithshëm në Cornerstone Clinic, shpjegon se ka disa studime që tregojnë se kurkumina (përbërësi aktiv në turmerik) ndihmon në menaxhimin dhe reduktimin e inflamacionit; gjithashtu ndihmon tretjen dhe neutralizon radikalet e lira.
Përveç përdorimit të brendshëm, turmeriku është gjithashtu i popullarizuar në kujdesin për lëkurën. Ai mund të ndriçojë lëkurën funksionon ngjashëm me vitaminën C dhe unë zakonisht shtoj pak turmerik në maskat e mia të fytyrës (kujdes, ngjitet!). Nëse keni frikë se mund të njollosë lëkurën, provoni produkte të gatshme ku pigmeti portokalli nuk paraqet rrezik.
Kur vjen puna tek suplementet, gjithmonë duhet të konsultoheni me mjekun tuaj para se të provoni diçka të re, pasi mund të ketë ndërveprime me medikamentet ekzistuese dhe të jetë e rrezikshme.
Ndërkohë, përfitimet mund t’i merrni edhe nga ushqimi qoftë turmerik i freskët ose pluhur me një kufizim: kurkumina nuk absorbohet lehtësisht nga trupi, sepse sistemi tretës e shkatërron shpejt. Për ta përmirësuar absorbimin, turmeriku duhet kombinuar me piper të zi, që rrit bio-disponibilitetin, dhe me një yndyrë, si vaj ulliri ose ghee, për një absorbim optimal.