Kim Kardashian u shfaq si “kopja e përkryer” e nënës së saj, Kris Jenner, gjatë paraqitjes në “Paris Fashion Week”.

Ylli 44 vjeçar mori pjesë në sfilatën e Maison Alaïa këtë të shtunë, ku befasoi me një model flokësh të shkurtër, pixie cut, me shkëlqim e prerje të çrregullt pikërisht stili që ka bërë të famshme 69-vjeçaren Kris Jenner.

Përveç flokëve, Kim tërhoqi vëmendjen edhe me fustanin e zi të tejdukshëm, me dekolte pa rripa dhe siluetë të formësuar. Ajo e kompletoi pamjen me veshkë të zeza, çantë të vogël elegante dhe vathë me diamante, ndërsa një pallto e zezë qëndronte e hedhur lehtë mbi supe.

Më herët gjatë ditës, themeluesja e “Skims” kishte marrë pjesë edhe në sfilatën e Maison Margiela, ku u shfaq me një pallto ngjyrë taupe, çizme të gjata prej lëkure të zezë dhe një shall elegant të lidhur në qafë, duke konfirmuar edhe një herë statusin e saj si ikonë stili.

Interesant është fakti që, ndërsa vajzat e Kris Jenner shpesh marrin frymëzim nga ajo, këtë herë duket se ka ndodhur e kundërta Kim dukej sikur kishte dalë nga një foto e rinisë së nënës së saj.