Pas një periudhe të gjatë heshtjeje dhe mungese në rrjetet sociale, Stresi është rikthyer sërish në vëmendjen e publikut. Reperi i njohur publikoi një video në Instagram Story, ku shihet duke shijuar pushimet në Dhërmi.
Kjo është paraqitja e parë e tij pas një kohe të gjatë, pas ngjarjes që u bë virale në rrjete dhe ndezi reagime të shumta.
Në videon që qarkulloi disa javë më parë, Stresi shihej së bashku me Jozin, teksa e puth në faqe dhe bisedon me të për “çunat nga zona e tij”. Kur pyetet për ta, ai përgjigjet se “i ka si vëllezër”. Pamjet u shpërndanë me shpejtësi në rrjete sociale, duke hapur një valë reagimesh, përfshirë edhe atë të Gjestit, i cili vendosi ta hiqte Stresin nga ndjekësit në Instagram.
Pas kësaj situate, reperi u tërhoq plotësisht nga rrjetet sociale, pa bërë asnjë reagim apo deklaratë publike. Megjithatë, videoja e fundit tregon një Stres më të qetë e të relaksuar, që po i kalon ditët në bregdetin shqiptar, larg zhurmës mediatike dhe polemikave.
Fansat e kanë pritur me interes rikthimin e tij, ndërsa mbetet për t’u parë nëse kjo paraqitje do të pasohet edhe nga ndonjë projekt muzikor i ri.