Pas publikimit të albumit të saj të ri 'The Life of a Showgirl', Taylor Swift ka vendosur t’i japë fund një prej teorive më të përhapura mes fansave: se ajo do të heqë dorë nga muzika sapo të martohet me Travis Kelce.
Në një intervistë për BBC Radio 2, moderator Scott Mills e pyeti këngëtaren 35-vjeçare për këtë zë, duke i thënë:
“Mos më thuaj që ky është albumi yt i fundit?”
E habitur, Swift u përgjigj menjëherë: “Çfarë? Jo!” dhe më pas shtoi me ton serioz:
“Është një gjë ofenduese për t’u thënë. Njerëzit nuk martohen që të lënë punën e tyre. Unë e dua njeriun me të cilin jam, sepse ai e do atë që unë bëj. Ai e vlerëson faktin që unë ndihem e plotësuar kur bëj art dhe muzikë.”
“Kjo është gjëja më e bukur tek Travis pasioni i tij për atë që bën. Dhe kjo na lidh. Ai kurrë nuk do të më thoshte: ‘Jam i mërzitur që ti ende bën muzikë’. Imagjinoni ta dëgjoja këtë! Ai e dinte që unë isha artiste dhe që kjo është pjesë e imja.”
Swift foli edhe për mënyrën se si ajo dhe ylli i Kansas City Chiefs, 36 vjeç, e mbështesin njëri-tjetrin pavarësisht karrierave të ndryshme.
“Është shumë argëtuese të mbështesim njëri-tjetrin. Edhe pse punët tona duken të kundërta, kanë shumë ngjashmëri. Të dy performojmë për tre orë e gjysmë në stadiume NFL. Për të është ndeshje, për mua është koncert i quajmë ndryshe, por thelbi është i njëjtë.”
Albumi i ri i Swift, The Life of a Showgirl, përmban disa këngë dashurie të frymëzuara nga Kelce, përfshirë “Opalite”, “Honey” dhe “Wood”, një nga tekstet më të guximshme të karrierës së saj.
Ndërkohë, çifti konfirmoi fejesën në gusht, pas dy vitesh lidhje. Ata e ndanë lajmin në një postim të përbashkët në Instagram më 26 gusht, duke zbuluar se propozimi kishte ndodhur dy javë më parë në një kopsht romantik.