Jackie Apostel, 29 vjeç, e dashura e Cruz Beckham, 20 vjeç, vendosi të thotë fjalën e saj pas kritikave në rrjete sociale për diferencën e moshës mes saj dhe më të riut të familjes Beckham. Këngëtarja dhe Cruz Beckham, i cili debutoi me singlin e tij të parë vetëm në moshën 11 vjeçare, janë së bashku rreth një vit, por lidhja e tyre vazhdon të shkaktojë diskutime për rreth dhjetë vitet diferencë mes tyre.

E gjithë polemika nisi nga një koment nën një postim të Victoria Beckham më 3 tetor, ku ajo ndau një foto të familjes së saj të mbledhur për prezantimin e koleksionit Pranverë/Verë 2026 gjatë Javës së Modës në Paris. Në foto, përveç David, Romeo dhe Harper, shfaqeshin edhe Cruz dhe Jackie, ulur pranë Anna Wintour. Një përdorues shkruante: “Pse një vajzë 29-vjeçare është me një djalë 20-vjeçar? Thjesht është e çuditshme.”

Jackie nuk e la këtë pa përgjigje dhe me mirësjellje shkroi: “Sepse ai është i sjellshëm, argëtues, kujdesshëm, i vendosur, i pjekur, me talent, besnik edhe shumë i bukur.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by CRUZ (@cruzbeckham)

Gjatë Javës së Modës në Paris, Cruz dhe Jackie ndanë në rrjete sociale disa momente të bukura së bashku, përfshirë një foto të ëmbël çiftit dhe një tjetër argëtuese ku shfaqeshin duke larë dhëmbët bashkë, e cila mori edhe një koment pozitiv nga vetë Victoria, duke treguar aprovimin e saj pa rezerva.

Çifti, i parë për herë të parë në qershor 2024 në Festivalin Glastonbury, tani është prezencë e zakonshme në evente të ndryshme: nga pistat e modës te festat ekskluzive, ku shfaqen gjithmonë dorë për dore. Vetë Cruz zyrtarizoi lidhjen e tyre në tetor 2024 me një mesazh të veçantë për Jackie në ditëlindjen e saj: “Të dua”.

Dhe pavarësisht se në vitin 2025 disa njerëz ende mendojnë se dashuria është e vërtetë dhe besnike vetëm nëse ndjek parametra të caktuar moshe të vendosur nga askush nuk dihet mirë Jackie dhe Cruz po tregojnë se mosha nuk është pengesë për një lidhje të sinqertë dhe të lumtur.