Të shtëna me armë zjarri raportohet të jenë dëgjuar pasditen e kësaj të hëne brenda ambjenteve të Gjykatës së Apelit në Tiranë.

Burime për mediat bëjnë me dije se është qëlluar drejt gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili ka mbetur i plagosur rëndë.

Raportohet se autori e ka qëlluar me dy plumba, njëri prej të cilëve e ka kapur në këmbë dhe tjetri afër gjoksit. Nuk dihen ende arsyet e ngjarjes së rëndë, sakaq policia ka rrethuar zonën.