Një ngjarje e rëndë ka tronditur pasditen e sotme ambientet e Gjykatës së Apelit në Tiranë, ku si pasojë e një sulmi me armë zjarri është vrarë gjyqtari Astrit Kalaja.

Nga të shtënat kanë mbetur të plagosur edhe dy persona të tjerë, babë e bir, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Sipas burimeve, njëri prej tyre është aktualisht në sallën e operacionit, por jashtë rrezikut për jetën, ndërsa i plagosuri tjetër po merr mjekim në spital, gjithashtu pa rrezik për jetën.

Autori i dyshuar i ngjarjes është identifikuar si Gjon Shkëmbi. Ende nuk është e qartë nëse të plagosurit kanë qenë gjithashtu shënjestra të autorit, apo janë dëmtuar rastësisht gjatë sulmit. Policia dhe Prokuroria kanë nisur hetimet për të zbardhur dinamikën dhe motivet e plota të këtij akti të rëndë kriminal.