E magjishme si kurrë më parë, 47-vjeçarja Amal Clooney ka surprizuar me një prerje të re flokësh. Avokatja dhe juristja me origjinë libaneze i ka thënë lamtumirë valëve të saj të gjata ikonike “si të një sirene”, duke zgjedhur një power cut modern.

Teksa vjeshta ka trokitur, Amal ka vendosur të shkurtojë flokët me 15–20 centimetra, duke ia besuar gjithçka duarve të mjeshtrit të saj të zakonshëm, Dimitris Giannetos, i cili e ka përshkruar rezultatin si një “bubble blowout”. 


“Nuk ka pasur kurrë një prerje flokësh kaq të shkurtër,” ka treguar Giannetos për revistën Vogue, duke folur për pamjen e re të vjeshtës të Amal-it, nënë e dy fëmijëve, grua karriere në fushën e drejtësisë dhe, natyrisht, bashkëshortja e një prej burrave më me ndikim të Hollywood-it, George Clooney.

Rezultati i gërshërëve? Një look i sofistikuar dhe bashkëkohor, me volum perfekt (falë efektit bubble blowout) dhe një gjatësi që i bie në mes të gjoksit.

Kështu, prerja e re, feminile por e vendosur, me vijë anësore, me gjatësi që prekin butësisht gjoksin dhe me reflektime të ngrohta në ngjyrë “bajame e pjekur” mbi një bazë kafe të errët kthehet në një simbol të forcës, karizmës dhe feminitetit. Një mënyrë për të imponuar elegancë, pa pasur nevojë të ulërasësh, thjesht si një divë e vërtetë.