Jennifer Lopez dhe Ben Affleck kanë një marrëdhënie shumë më të mirë tani që nuk janë më të martuar, ka thënë një burim për Page Six.

Të dy u ribashkuan të hënën mbrëma në Nju Jork për premierën e filmit të tyre të ri “Kiss of the Spider Woman”, që shënoi edhe daljen e parë publike të çiftit pas finalizimit të divorcit në janar.

Lopez ka shpresa të mëdha që ky rol t’i sjellë një nominim për Oscar, por ajo që tërhoqi më shumë vëmendje në premierë ishte kimia mes saj dhe Affleck-ut në tapetin e kuq. Ai është producent i filmit, ndërsa ajo interpreton rolin kryesor.

Një burim pranë Lopez tha:

“Ata e pëlqejnë shumë më tepër njëri-tjetrin kur nuk janë të martuar.”
Sipas të njëjtit burim,

“Secili luan rolin e vet ajo është diva magjepsëse, ylli i paarritshëm; ai është tipi rebel që e mban në distancë për të ruajtur tensionin. Për sa kohë që qëndrojnë në këto role, janë perfektë. Por sapo përpiqen të jenë më shumë se kaq sidomos diçka ‘e zakonshme’ si burri dhe gruaja gjithçka prishet.”

Në tapetin e kuq, Lopez shkëlqeu me një fustan jeshil të tejdukshëm me detaje floreale të zeza, ndërsa Affleck u shfaq me kostum blu e këmishë të bardhë. Ai e lavdëroi ish-bashkëshorten e tij, duke e quajtur “të mrekullueshme” dhe “një aktore që i bën të gjitha”.

Në premierë, Lopez erdhi e shoqëruar nga binjakët e saj 17-vjeçarë, Max dhe Emme Muniz.

Kur u pyet nëse ndarja me Affleck kishte ndikuar në të, ajo u përgjigj me një buzëqeshje të sikletshme, por pranoi:

“Nëse nuk do të ishte për Benin, ky film nuk do të ishte bërë. Për këtë do t’i jem gjithmonë mirënjohëse.”

Lopez dhe Affleck u martuan dy herë fillimisht në Las Vegas dhe më pas në një ceremoni madhështore në Georgia. Këngëtarja paraqiti kërkesën për divorc në gusht 2024, në përvjetorin e dytë të martesës së tyre, pas muajsh spekulimesh për ndarje.

Çifti kishte qenë i fejuar përpara vitit 2004, u ndanë, e më pas u ribashkuan në 2021.