Ndryshim radikal në pamje për Timothée Chalamet. Ylli 29-vjeçar i Hollywood-it, i njohur për kaçurrelat e tij të buta dhe pamjen androgjine që e ka bërë një prej aktorëve më të dashur të gjeneratës së tij, ka befasuar fansat me një rruajtje totale të flokëve. Aktori u shfaq me buzzcut-in e ri gjatë një daljeje me të dashurën Kylie Jenner në Yankee Stadium të New York, duke shkaktuar menjëherë reagime në rrjete sociale.
Timothée, i cili për shumë fansa është i pandashëm nga flokët e tij kaçurrel që i japin një pamje “engjëllore”, ka zgjedhur këtë herë një look që flet për guxim dhe liri personale.
View this post on Instagram
Sipas Matteo Orlando, stilist flokësh në sallonin Mastromauro të Milanos:
“Buzzcut-i që ka zgjedhur Chalamet është një prerje që transmeton forcë, pavarësi dhe siguri. Nuk është një stil për këdo kërkon karakter për ta mbajtur, por pikërisht për këtë arsye është kaq tërheqës.”
Eksperti shton se ky ndryshim ka edhe një kuptim simbolik:
“Të rruash plotësisht flokët, sidomos kur ke qenë gjithmonë i lidhur me një pamje të butë dhe të gjallë si ajo e Chalamet, mund të përfaqësojë një moment të ri fillimi. Është një mënyrë për të ‘resetuar’ veten.”
Sa për ata që duan ta imitojnë aktorin, Orlando paralajmëron:
“Buzzcut-i kërkon mirëmbajtje duhet rishkurtuar çdo dy javë për të ruajtur efektin e pastër të rruar si ai i Chalamet. Por është edhe një mundësi për të eksperimentuar me nuanca, gradientë apo tekstura më të gjata në majë.”
Një gjë është e sigurt: me këtë pamje të re, Timothée Chalamet tregon se ndryshimi më i madh ndonjëherë mund të jetë akti më i thjeshtë guximi për të filluar nga e para.