Ndërsa vajza e saj Kim Kardashian eksperimentoi me një prerje flokësh pixie e cila, sipas të gjitha gjasave, ishte vetëm një paruke, Kris Jenner ka vendosur të ndjekë një drejtim krejt tjetër: ajo është bërë bionde.

Matriarkja e klanit Kardashian postoi në Instagram pamjen e saj të re, të krijuar nga stilisti i saj i besuar i flokëve, Chris Appleton. Videoja fillon me Kris të veshur me tuta sportive dhe me një peshqir të mbështjellë rreth kokës, ndërsa Chris përzien ngjyrën e flokëve në një tas. Të dy bëjnë playback të hitit viral të Sabrina Carpenter, “When Did You Get Hot?”, përpara se Kris të vendosë dorën përpara kamerës për të nisur “tranzicionin magjik” drejt pamjes së re.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kris Jenner (@krisjenner)

Pas sekondash, shfaqet Kris Jenner me flokë biond platini, në një prerje elegante deri në mjekër.

Në moshën 69-vjeçare, nëna e gjashtë fëmijëve mban tashmë një prerje të shkurtër që i rri deri në mjekër. 

Ndërkohë, Kris Jenner duket e pandalshme: pas transformimit të saj të fundit, falë një facelift-i nga kirurgu Steven Levine, që sipas fansave e ka rinuar të paktën 20 vjet, ajo ka gjetur një tjetër mënyrë për të tërhequr vëmendjen.