Reperi italian Fedez ka vendosur të ndryshojë rrënjësisht mënyrën e jetesës dhe komunikimit të tij me publikun: për një periudhë të pacaktuar kohe, ai do të qëndrojë larg rrjeteve sociale.

Në një mesazh publik, ai njoftoi vendimin e tij duke shkruar:

“Siç mund ta shihni, kam vendosur të flas vetëm përmes muzikës dhe krijimeve të mia artistike (podcastit). Ky do të jetë i vetmi mënyrë komunikimi që do të përdor nga tani e tutje. Thjesht sepse është mënyra me të cilën di të shprehem më mirë. Një përqafim për të gjithë ju.”

Edhe pse Fedez nuk dha shpjegime të detajuara mbi arsyet që e çuan në këtë zgjedhje, duket e qartë dëshira e tij për t’u përqendruar vetëm tek projektet profesionale dhe për të lënë pas periudhën kur ndante pothuajse çdo aspekt të jetës së tij private në internet.

Në muajt e fundit, ai kishte filluar tashmë të shfaqej më rrallë në Instagram, duke ndarë vetëm fragmente nga podcasti i tij “Pulp”, i realizuar bashkë me Mr. Marra.

Kështu, reperi duket se kërkon të “shkëputet” përkohësisht nga ekspozimi publik dhe të rikthehet tek dashuria e tij e parë muzika, duke shpresuar që nga tani e tutje të jetë ajo që do të flasë për të.

Ky vendim vjen gjithashtu pas disa polemikave që kanë shpërthyer për shkak të deklaratave të tij të nxituara në rrjet, përfshirë edhe një batutë të papërshtatshme për Jannik Sinner, e cila shkaktoi reagime të forta publike.