Duket se Justin Bieber nuk e priti mirë lutjen publike të nënës së tij.
Këngëtari kanadez, 31 vjeç, i cili njihet për besimin e tij të fortë fetar, reagoi me një koment thumbues ndaj nënës, Pattie Mallette, disa javë pasi ajo kishte bërë një postim në Instagram ku lutej për “shërimin” e tij shpirtëror dhe emocional.
Më 24 shtator, Mallette kishte ndarë disa foto të birit me mbishkrimin:
“Ne jemi gjithmonë me ty, Justin. Po lutemi për ty. Shpall liri, forcë, qartësi dhe shërim mbi ty në emër të Jezusit. Çdo zinxhir frike, konfuzioni e dhimbjeje u thyeftë!”
Por duket se këto fjalë nuk i pëlqyen shumë djalit të saj. Ditë më parë, Bieber komentoi në të njëjtin postim me një ton ironik:
“E vetmja gjë nga e cila kam nevojë për shërim është gishti i vogël i këmbës që e përdrodha duke luajtur ping pong.”
Fansat e morën me humor, por shumë vunë re distancën emocionale mes këngëtarit dhe nënës së tij, me të cilën ai ka pasur marrëdhënie të ndërlikuara që prej rinisë.
Në kohën kur Pattie kishte bërë postimin, Bieber sapo kishte njoftuar rikthimin e tij në skenë për festivalin Coachella, duke ndarë një video bardh e zi me mbishkrimin:
“Shihemi në prill.”
Megjithatë, sjellja e tij e fundit në rrjete sociale ka ngritur shqetësime. Ai ka ndarë postime të çuditshme, përfshirë biseda me ChatGPT ku pyet për “të vërtetën se si përpjekjet njerëzore po dëmtojnë njerëzimin”.