Gigi Hadid ka bërë më në fund një gjest të ëmbël publik për Bradley Cooper.
Të premten, stilistja e markës “Guest in Residence” publikoi në Instagram Story një foto të saj teksa shijonte një shfaqje private të filmit më të ri të Cooper, “Is This Thing On?”, që pati premierën në New York Film Festival.
“Nata e premierës! Urime dashuria ime!” – ka shkruar Gigi mbi imazh, duke e shoqëruar me një përshëndetje për “të gjithë ekipin” e filmit. Supermodelja shtoi gjithashtu:
“Shkoni ta shihni @isthisthingonfilm! Më 19 dhjetor!”
Ky është pohimi më i drejtpërdrejtë që Hadid ka bërë deri më sot për marrëdhënien me aktorin fitues të nominimeve Oscar.
Thashethemet për lidhjen e tyre nisën që në vjeshtën e vitit 2023, kur çifti u fotografua në një darkë intime në restorantin luksoz “Via Carota” në Nju Jork dhe më pas, u larguan së bashku në të njëjtën makinë.
Në mars të këtij viti, Gigi foli për herë të parë në mënyrë të tërthortë për marrëdhënien e saj në një intervistë për kopertinën e Vogue.
“Të dish çfarë kërkon dhe çfarë meriton në një lidhje është thelbësore,” – u shpreh ajo. “Dhe pastaj të gjesh dikë që është në një fazë të ngjashme në jetë, që di çfarë do, dhe punoni të dy për t’u bërë partnerët më të mirë që mund të jeni.”
Ajo vlerësoi gjithashtu respektin e thellë që ka për Bradley Cooper si artist e regjisor.
Në maj, Gigi e bëri lidhjen “zyrtare” në Instagram, duke postuar një foto plot pasion nga ditëlindja e saj e 30-të, ku shihej duke puthur Bradley-n mbi tortën e saj të ditëlindjes.