Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Vajzave (e cila ishte të shtunën më 11 tetor), Meghan Markle zgjodhi të nderojë vajzën më të rëndësishme në jetën e saj Lilibet Diana, e cila sot është katër vjeçe.

“Për të gjitha vajzat: kjo botë është e juaja. Bëni gjithçka që mundeni për të mbrojtur të drejtat tuaja, përdorni zërin tuaj, mbështetni njëra-tjetrën. Ne do të bëjmë të njëjtën gjë për ju. Është e drejta juaj dhe përgjegjësia jonë,” – shkroi dukesha e Sussex-it, 44 vjeçe, në një postim të publikuar dje në Instagram.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Meghan, Duchess of Sussex (@meghan)

Postimi përfshinte një video të Lilibet që vrapon në një livadh, si dhe një foto të Meghan-it nga pas, e veshur me një këmishë të bardhë dhe pantallona, teksa mban për dore vajzën.

Lilibet, e veshur plotësisht në rozë dhe me një çantë të vogël të së njëjtës ngjyrë, ka flokë të kuq si të babait të saj, princit Harry.

Meghan Markle dhe princi Harry, që prej vitit 2020 jetojnë në Kaliforni, janë edhe prindër të djalit Archie, i cili tani është gjashtë vjeç.