Olta Gixhari ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram se po kalon një problem shëndetësor, duke lënë të kuptohet se kjo është arsyeja pse disa prej tyre kanë vënë re ndryshime në pamjen e saj.

Gjatë një sesioni “pyetje-përgjigje”, një nga ndjekësit e pyeti për syrin, duke vënë re një detaj që Olta e ka dëgjuar shpesh së fundmi. Ajo vendosi të sqarojë situatën, por me një ton të dukshëm të lodhur nga thashethemet:

“Pas pyetjes për BBVK, kjo është pyetja më e shpeshtë që më është bërë. Po kaloj një problem shëndetësor. Kjo më shumë për të gjithë ju që më shkruani çdo ditë: ‘He mi t’ka kap keq botoxi’, ‘O qorre’, etj. Mos më pyesni më shumë se nuk do të flas për këtë gjë, jo tani.” — shkroi ajo në InstaStory.

Edhe pse nuk zbuloi detaje mbi natyrën e problemit, Olta bëri të ditur se nuk dëshiron ta ndajë publikisht për momentin, duke i kërkuar ndjekësve pak më shumë mirëkuptim dhe respekt për privatësinë.

Në të njëjtin komunikim me fansat, aktorja u shpreh se po përgatit dy projekte të reja, të cilat po ashtu do të mbeten sekret deri në momentin e duhur.

Me stilin e saj të drejtpërdrejtë dhe ironik, Olta la të kuptohet se, pavarësisht vështirësive shëndetësore, nuk ka ndërmend të ndalet dhe se shumë shpejt do të rikthehet me energji të reja në ekran.