Lotina Haziri ka ndezur rrjetin me një seri fotosh në Instagram, ku përveç elegancës që e karakterizon, një detaj i vogël por domethënës mori gjithë vëmendjen: një unazë në gishtin e fejesës.
Në imazhet e fundit, ndjekësve s’u desh shumë të vini re shkëlqimin e gurit që mbante në dorë, duke ngritur menjëherë pyetjen që të gjithë kanë në mendje:
Mos vallë Lotina është fejuar me Mozzik?
Dyshja prej kohësh kanë zgjedhur të mos fshehin afërsinë e tyre, duke ndarë momente të përbashkëta plot dashuri në rrjete sociale, evente dhe dalje publike. Tani, me këtë detaj të ri, fansat janë më të bindur se marrëdhënia e tyre ka kaluar në një tjetër nivel.