Aktorja e dashur e serialit Friends, Jennifer Aniston, ka marrë një rol të ri: atë të autores së librave të gatimit. Në shtator, ajo publikoi librin “Cook with Clydeo”, një koleksion recetash të frymëzuara nga qeni i saj i shpëtuar, Clydeo, dhe i menduar për prindërit që duan të gatuajnë bashkë me fëmijët.
Libri, botuar në bashkëpunim me HarperCollins dhe Invisible Universe, është pjesë e një serie për fëmijë që nisi me Clydeo Takes a Bite Out of Life (2024) dhe do të pasohet nga Clydeo Versus Peanut Butter (2025) dhe Clydeo Makes a Friend (2026).
Jennifer Aniston njihet për jetesën e saj të shëndetshme dhe dashurinë për kuzhinën. Tani ajo ndan me publikun 35 receta të thjeshta dhe të ushqyeshme, me udhëzime hap pas hapi, këshilla sigurie për fëmijët dhe anekdota personale plot humor nga kuzhina e saj.
Pancakes me banane – receta që po adhurohet nga fëmijët dhe nutricionistët
Ndër recetat më të pëlqyera të librit është ajo e pancakes-ve me banane, të vogla, të buta dhe plot shije. Të vegjlit i adhurojnë, ndërsa nutricionistët i konsiderojnë një zgjedhje të ekuilibruar.
“Janë perfekte për mëngjes ose për një snack pas shkolle,” – shpjegon nutricionistja Charlotte Faure Green. “Kombinojnë karbohidrate, proteina dhe ëmbëlsi natyrale nga banania.”
Përbërësit:
2 lugë gjelle miell
1 lugë çaji sheqer
1 lugë çaji pluhur pjekës
½ lugë çaji sodë buke
¼ lugë çaji kripë
1 filxhan dhallë (ose kos i holluar me pak ujë/qumësht)
1 vezë e madhe
1 lugë çaji vanilje
4 banane të prera në feta
Vaj vegjetal për pjekje
Shurup panje për servirje
Përgatitja:
Përzieni miellin, sheqerin, pluhurin pjekës, sodën dhe kripën në një enë.
Në qendër shtoni dhallën, vezën dhe vaniljen; trazoni derisa masa të bëhet homogjene.
Shtoni fetat e bananes dhe përzieni butësisht.
Në tigan me vaj të nxehtë, piqni pancakes për rreth 2 minuta nga secila anë derisa të marrin ngjyrë të artë.
Shërbejini me pak shurup panje sipër.
Përveç kësaj recete, libri përmban edhe “Easy Enchilada Bites”, mini pica, lasagna dhe ëmbëlsira të tjera që nxisin kreativitetin në kuzhinë dhe përfshirjen e fëmijëve.
Me Cook with Clydeo, Jennifer Aniston sjell një mesazh të qartë: gatimi me fëmijët nuk duhet të jetë i ndërlikuar — por një përvojë e shijshme, edukative dhe plot dashuri.
View this post on Instagram