Çifti i njohur Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz Beckham kanë munguar në dasmën madhështore të Selena Gomez me Benny Blanco, dhe fansat menjëherë nisën të dyshojnë për një prishje të miqësisë mes tyre.
Sipas burimeve të revistës People, arsyeja nuk ka të bëjë me ndonjë konflikt, por me faktin se marrëdhënia mes tyre “nuk është më aq e ngushtë sa dikur”.
“Marrëdhëniet ndryshojnë me kohën. Është e vërtetë që nuk janë më aq afër sa më parë, por nuk ka ndodhur asgjë konkrete mes tyre,” – tha një burim pranë çiftit.
Spekulimet për një ftohje nisën pasi Brooklyn dhe Nicola munguan në ceremoninë që u mbajt muajin e kaluar në Santa Barbara, Kaliforni, ku morën pjesë yje si Taylor Swift dhe Ed Sheeran.
Megjithatë, një tjetër burim pranë aktores 30-vjeçare sqaroi se mungesa e saj kishte arsye profesionale:
“Nicola ishte në fazën e përgatitjeve për një xhirim shumë intensiv dhe nuk mund të largohej nga projekti.”
Selena dhe Nicola u njohën në Academy Museum Gala në tetor 2022 dhe që nga ai moment u bënë të pandashme. Në një intervistë për Cosmopolitan UK, Nicola e përshkroi Gomez si “motrën e shpirtit”:
“U lidhëm menjëherë. Ajo është një nga njerëzit më të mirë që kam njohur ndonjëherë. Zemra e saj është flori.”
Në fund të vitit 2022, dy mikeshat bënë edhe tatuazhe të njëjta me fjalën angel në parakrahë, gjatë pushimeve të Vitit të Ri në Los Cabos, ku Selena madje e quajti veten me shaka “pjesa e tretë e çiftit”, një “throuple”.
Kur Selena nisi romancën me producentin Benny Blanco në korrik 2023, dinamika e miqësisë filloi të ndryshonte. Ato kalonin më pak kohë bashkë, edhe pse ruajtën marrëdhënie të mira.
Në janar 2024, Gomez pranoi se i mungonte shoqja e saj, por vetëm pak javë më vonë organizoi bashkë me Benny-n një pajama party për ditëlindjen e 29-të të Nicolas.
“Jam mirënjohëse për njerëzit e bukur që kam në jetën time. Faleminderit Benny për ushqimin perfekt dhe faleminderit ty, Sel, që e bëtë natën time kaq të veçantë,” – shkroi Nicola në Instagram.
Në mars 2024, dy mikeshat u panë për herë të fundit publikisht, duke festuar ditëlindjen e 36-të të Benny Blanco. Që nga ajo kohë, Selena dhe Nicola nuk janë parë më bashkë në publik, duke i lënë fansat të pyesin nëse një miqësi e ngushtë e Hollywood-it ka marrë fund.
Sipas burimeve pranë tyre, nuk ka armiqësi, vetëm distancë natyrale që sjell jeta dhe projektet e reja.