Bradley Cooper, 50 vjeç, simboli i burrërisë me elegancë të pashoqe, ka ndezur diskutime të reja pas paraqitjeve të fundit në tapetin e kuq. Fytyra e tij, më e qetë, më e lëmuar dhe disi ndryshe nga ajo që kujtojmë në The Hangover apo A Star is Born, ka bërë shumë njerëz të pyesin: a ka ndërhyrë edhe ai në pamjen e tij?
Në një intervistë video për @ENews gjatë premierës londineze të filmit Is This Thing On?, në Festivalin e Filmit të Nju Jorkut, Cooper foli për marrëdhënien me vajzën e tij tetëvjeçare. Por ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen e publikut ishte pamja e tij: fytyra dukshëm më e lëmuar, sytë më të hapur, linjat e zakonshme të shprehjes gati të zhdukura.
Në rrjetet sociale, komentet shpërthyen. Disa fansa thanë se mezi e kishin njohur. Njëri madje shkroi me ironi:
“Ky djalë ka dalë i treti në një konkurs të sozi-ve të Bradley Cooper.”
@enews Bradley Cooper's daughter Lea has had filmmaking and movies in her life from the very beginning.
? original sound - E! News
Në fotografitë e krahasimit nga vitet 2013, 2019 dhe 2025, ndryshimet janë të dukshme sidomos rreth syve: qepallat duken më të ngritura, zona poshtë syve më e qetë, dhe lëkura e qafës më e tendosur.
Sipas doktor Jonathan Betteridge, mjek estetik londinez dhe komentues i njohur i “punëve estetike” të yjeve, Cooper mund të ketë bërë injektim botoksi, blefaroplastikë (në pjesën e sipërme dhe të poshtme të syve), si edhe një lifting në fytyrë e qafë. Ai vëren gjurmë të vogla pas veshëve dhe ndryshime në formën e llapave, që sipas tij lidhen me një ndërhyrje të bërë që në vitin 2023.
Megjithatë, mbetet po aq e vërtetë që me kalimin e viteve fytyrat ndryshojnë natyrshëm për arsye gjenetike, mungesë gjumi, stres apo thjesht për shkak të gravitetit. Por fakti që një figurë si Bradley Cooper ngjall ende spekulime për pamjen e tij tregon diçka më të thellë: ne ende gjykojmë kur dikush zgjedh të ndryshojë veten estetikisht.
@drjb.aesthetics Bradley Cooper New Face at 50 #bradleycooper ? original sound - Dr Jonny
E njëjta histori është përsëritur me Donatella Versace, Christina Aguilera, Lindsay Lohan e Kris Jenner kjo e fundit e ka pranuar hapur përdorimin e ndërhyrjeve estetike.
Diskutimi vazhdon, sepse pas çdo fytyre të re, ekziston pyetja e vjetër: a është e ndaluar të duash të ndihesh më mirë me veten?
Këtë temë e preku edhe aktori Ashton Kutcher në një intervistë për People, gjatë promovimit të serialit të ri The Beauty, me Bella Hadid, xhiruar pjesërisht në Venecia. Seriali eksploron kultin e bukurisë dhe çmimin që njerëzit paguajnë për të deri në ekstreme.
Kutcher tha:
“Ka ende shumë gjykim në botë për ndërhyrjet estetike. Njerëzit shkojnë te dentisti, vendosin aparate për dhëmbët dhe askush nuk i gjykon. Por nëse dikush bën një rinoplastikë, menjëherë pyesin: ‘Çfarë ke bërë?’. Pse duhet të jetë ndryshe kur përmirësojmë fytyrën, e jo dhëmbët? Mendoj se me kohë, ky paragjykim do të zbehet.”