Të shtunën që lamë pas, yjet u mblodhën në Los Anxhelos për Academy Museum Gala 2025. Ndër më tërheqëset në tapetin blu përpara muzeut të projektuar nga Renzo Piano, ishte Zoë Kravitz, e veshur me një fustan sateni ngjyrë bakri nga Saint Laurent, dizajnuar nga Anthony Vaccarello.
Valëzimet? Mahnitëse.
Grimi në nuanca të ngrohta dhe monotone? Po ashtu mahnitës.
Por ylli i vërtetë i mbrëmjes? Flokët e rinj të Kravitz.
Zoë nuk është e panjohur me prerjet e shkurtra në vitin 2019 ajo kishte një pixie platin shumë të shkurtër, dhe në vitin 2022 një prerje gamine të frymëzuar nga Audrey Hepburn. Për prerjen e saj më të fundit, Kravitz zgjodhi modelin më të nxehtë të vitit 2025, po, bob-in, por këtë herë me një kthesë unike, tërësisht sipas stilit të saj.
Parukierja Nikki Nelms e preu gjatësinë deri pak poshtë veshit, me majat e flokëve të kthyera lehtë nga brenda, duke i dhënë një prekje vintage. Kur kjo formë u kombinua me micro-bangs balluket shumë të shkurtra që tashmë janë një nga shenjat dalluese të Kravitz, bob-i, zakonisht i butë dhe klasik, mori menjëherë një nuancë të fortë, moderne.
Nuk është një Italian bob, as plotësisht një razored bob, ka diçka nga një kick bob, por mbi të gjitha është krejtësisht Kravitz.
View this post on Instagram