Justin Bieber duket se po tregohet një “ride or die” i vërtetë për bashkëshorten e tij, Hailey Bieber, teksa ajo ndodhet sërish në qendër të një përplasjeje me ish-të dashurën e këngëtarit, Selena Gomez.

“Justin i beson plotësisht Hailey-t, ajo mund të thotë çfarë të dojë, dhe edhe nëse futet në ndonjë dramë, ai do të jetë me të, pa marrë parasysh nëse ka lidhje me Selenën apo jo,” tha një burim për Daily Mail.

Sipas të njëjtit burim, këngëtari madje e inkurajon sjelljen e Hailey-t, sepse beson se “konflikti me ish-yllin e Disney-t tregon që Hailey e do atë dhe kjo e bën të ndihet mirë.”

Vetëm pak ditë më parë, përplasja mes Hailey-t dhe Gomez-it u rikthye në qendër të vëmendjes, pasi modelja thumboi markat e tjera të kozmetikës përfshirë edhe “Rare Beauty”-n e Selena Gomez.

Në një intervistë për Wall Street Journal, themeluesja e “Rhode Skin” u pyet për konkurrencën me produktet e saj që tashmë shiten në Sephora.

“Mendoj se ka vend për të gjithë,” tha Hailey. “Nuk ndihem në garë me njerëz që nuk më frymëzojnë.”

Pak orë më vonë, Selena Gomez reagoi në mënyrë të tërthortë përmes një postimi në Instagram Stories:

“Lëreni vajzën rehat. Mund të thotë çfarë të dojë nuk prek jetën time në asnjë mënyrë. Këto janë çështje që lidhen me vëmendjen, jo me inteligjencën. Jini të mirë. Ka vend për të gjithë. Dhe shpresoj që kjo të ndalet njëherë e mirë.”

Një përfaqësues i Hailey-t u përpoq të sqarojë se deklaratat e saj nuk ishin drejtuar specifikisht ndaj Gomez-it, por fansat nuk u bindën.