Të varur mbi çdo model çante, nga ato të markave të njohura deri tek versionet më të përballueshme, në sezonet e fundit Labubu kanë rritur nivelin “cool”-it të këtyre aksesorëve. Por duket se po shkojnë drejt një rënieje të pashmangshme. Çmimet janë duke u ulur dhe stoqet po shtohen, ndërsa sytë e modës po i drejtohen një lodre tjetër.
Labubu: kush nuk e ka një të tillë të varur mbi çantën e tij, ose të paktën e di se për çfarë bëhet fjalë? Lajmi kryesor është se epoka e këtyre kukullave që e bënë miliarder krijuesin e tyre, 38-vjeçarin Wang Ning, CEO i Walmert (giganti kinez i lodrave koleksionuese), duket se po përfundon. Dhe jo vetëm kaq.
Sipas Forbes, një tregues i rënies së tyre është se shumë prej tyre janë ende të disponueshme për porosi në faqen e Walmart, ndërsa në Amazon janë në ofertë për Prime Day me çmime që fillojnë nga vetëm 20 dollarë. Në eBay, ku shitësit kanë fituar mbi 10 mijë dollarë me edicionet speciale, pak kukulla shiten mbi 2 mijë dollarë dhe asnjë nga 60 listimet më të shtrenjta nuk ka marrë ofertë.
Në kulmin e manisë për Labubu në fillim të këtij viti, çdo stok i tyre në faqen e Pop Mart shitej brenda sekondave, ndërsa shitësit fitonin qindra ose mijëra dollarë për secilin. Por sot, fenomeni duket se po zhduket.
Labubu, që fillimisht dukeshin si një trend kalimtar, u bënë një “tormentone” që goditi botën e modës. Çmimet e larta dhe stoqet e reduktuara çuan në rritjen e kopjeve të falsifikuara, ndërsa klientët grumbulloheshin në dyqane, disa madje udhëtonin jashtë vendit për t’i siguruar një të tillë.
Tani, Labubu, të bërë popullor nga videot e unboxing në TikTok dhe nga yjet si Lisa e Blackpink, Rihanna dhe Dua Lipa, mund të jenë gati të lëshojnë vendin për një lodër tjetër trendi. Hirono Living Wild Doll nga Pop Mart po fiton popullaritet, veçanërisht pasi V (Kim Taehyung) nga BTS është parë duke e mbajtur në çantën Celine në aeroportin e Incheon, Seoul. Brenda pak orësh, u shit tërësisht në faqen e Pop Mart në Kinë.
Hirono Living Wild Doll shitet aktualisht në eBay deri në 175 dollarë, më shumë se trefishi i çmimit origjinal.
A do t’i zëvendësojnë këto lodra të reja Labubu-n? Dhe nëse po, a do të arrijnë të njëjtën popullaritet? Për ata që duan ta sigurojnë tani, mund ta gjeni edhe në Amazon për 32 €. Ndoshta, përditësimi i çantave për 2026-n fillon këtu.
View this post on Instagram