Aulona Musta dhe familja e saj kanë përjetuar një nga udhëtimet më magjike që mund të imagjinohet, duke duhëtuar në Kenia. Në Instagramin e Aulonës kemi parë të pasqyruar çdo gjë: nga momentet e para, emocionet kanë qenë të forta: të gjesh veten mes savanës, rrethuar nga kafshë të egra, përjetime që të mbushin sytë me lot dhe zemrën me ngrohtësi.
View this post on Instagram
Safari 9-orësh ishte një aventurë tjetër e paharrueshme që familje e tyre përjetoi: nga elefantët dhe gjirafat që shfaqeshin në horizont, tek mëngjesi dhe drekat e shijshme në mes të natyrës së egër. Edhe pse udhëtimi ishte planifikuar disa vite më parë për 10-vjetorin e Amarës, realiteti e bëri të mundur këtë vit.
View this post on Instagram
Një tjetër moment i jashtëzakonshëm ishte fluturimi me balonë mbi savanë, duke përjetuar lindjen e diellit nga lartësia dhe duke shijuar një pamje të jashtëzakonshme të botës së egër. Aulona ndau emocionet e saj: “Të shikoje nga sipër gjithë botën e egër, bashkë me lindjen e diellit, ishte një emocion që të mbush zemrën plot, por edhe sytë me lot.”
View this post on Instagram
Një tjetër eksperiencë e paharrueshme për familjen ishte vizita tek fisi Maasai, një nga komunitetet më të njohura afrikane që jeton ende sipas traditës, pa elektricitet dhe me kushtet më bazike. Të njohësh kulturën e tyre, mikpritjen dhe mënyrën e jetesës ishte një eksperiencë që i bëri të reflektonin dhe i mbushi sytë me emocion.
View this post on Instagram
View this post on Instagram
Ky udhëtim në Kenia nuk ishte vetëm një aventurë turistike, por një përvojë që do të mbetet e gjallë përjetësisht në kujtimet e Aulonës dhe familjes së saj. Një udhëtim që fton të gjithë të hapin zemrën ndaj eksperiencave të reja, të sfidojnë frikërat dhe të shijojnë bukurinë magjike të botës.
View this post on Instagram
View this post on Instagram