
Sezoni i fundit ka sjellë një trend të papritur në botën e orëve luksoze: orët rozë për meshkuj. Nga Lionel Messi tek Drake, meshkujt po zgjedhin të mbajnë në kyç orë luksoze në ngjyrë pink, një stil që më parë konsiderohej ekskluzivisht femëror.
Verën e kaluar, Messi doli në fushë me një Rolex Daytona Barbie, një model shumë i rrallë total pink thuhet se ekzistojnë më pak se 10 copë në botë. Pak ditë më parë, Drake e postoi në Instagram, duke treguar këtë pjesë të rrallë.
View this post on Instagram
Ky model i veçantë është prodhuar në ar të verdhë 18 karatësh, me dial rozë opale, bezelit të dekoruar me 36 safire fuksi dhe rrip prej lëkure aligatori rozë. Çmimi i tij shkon rreth 750,000 dollarë, duke e bërë atë një objekt ekskluziv për pak të zgjedhur.
View this post on Instagram
Messi nuk është i vetmi që i ka dhënë jetë këtij trendi. Modeli është parë edhe tek aktori Mark Wahlberg dhe basketbollisti Shai Gilgeous-Alexander gjatë një shfaqjeje në “Jimmy Fallon Show”.

Ndërsa ora luksoze shpesh shihet si klasik dhe konservator, tani markat po eksperimentojnë me ngjyra dhe tekstura të reja. Quadrante Tiffany, të verdha, mint green dhe tani rozë po dominojnë dyqanet dhe rrjetet sociale. Ky trend pasqyron një shoqëri që kërkon të shfaqë më shumë personalitet dhe optimizëm në aksesorët e saj.

Përse meshkujt po zgjedhin orët rozë?
Përveç vlerës së koleksionuesve dhe investimit, orët luksoze në ngjyrë rozë ofrojnë një mënyrë për të shprehur stilin personal dhe tërheqin vëmendjen. Vetëm në vitin e fundit, shitjet e modeleve rozë janë rritur 8.7%, sipas të dhënave nga Watchfinder.

