Familja e Britney Spears është e shqetësuar për këngëtaren, pasi pamjet e publikuara së fundmi e tregojnë duke ngarë makinën në mënyrë të rrezikshme gjatë një nate jashtë me një mike.

Sipas “Daily Mail”, të afërmit e Spears janë “të tmerruar” se ajo po “humb kontrollin”, duke krahasuar sjelljen e saj aktuale me periudhën para kolapsit nervor të vitit 2007 kur ajo rruajti kokën dhe humbi kujdestarinë e dy djemve që ka me Kevin Federline.

Burime të afërta thonë se familja është tashmë në bisedime urgjente për të vendosur se si mund ta ndihmojnë 43-vjeçaren.

“Ka shumë shqetësim. Të gjithë duan më të mirën për të, por ajo po merr vendime të këqija,” – tha një burim për mediat.
“Është e frikshme. Të gjithë po pyesin çfarë mund të bëhet, si mund ta mbrojmë nga vetja e saj.”

Disa persona nga rrethi i saj kanë sugjeruar madje që Spears të vendoset sërish nën kujdestari ligjore (conservatorship) një masë shumë e debatueshme që përfundoi në vitin 2021.

Spears ishte nën këtë regjim për 13 vjet, me babain e saj Jamie Spears që kishte kontroll pothuajse të plotë mbi jetën e saj, derisa fushata globale #FreeBritney detyroi gjykatën ta ndërpriste marrëveshjen.

Pamjet e siguruara nga Page Six tregojnë Spears duke lënë restorantin “Red-O” në Thousand Oaks, Kaliforni, mbrëmjen e së mërkurës, pavarësisht përpjekjeve të miqve për ta bindur të mos ngiste vetë makinën.

Në video, këngëtarja e “Toxic” shihet duke bërë një U-kthesë të rrezikshme, me gomat që fishkëllenin, ndërsa makina e saj BMW lëvizi nga një korsi në tjetrën, përfshirë edhe korsinë e biçikletave, e madje në një moment ajo kaloi vijën qendrore të rrugës.