Ka një gjë që Belén Rodríguez thotë se e ka merituar gjatë gjithë karrierës, por që nuk ia kanë dhënë kurrë:

“Të më linin të flisja.”

Kështu i rrëfehet ajo gazetares Francesca Fagnani, në episodin e parë të sezonit të ri të programit “Belve” që rikthehet në ekranin e Rai2 të martën në mbrëmje, më 28 tetor, në orën 21:20.

“Kur kalojnë vitet dhe askush nuk të jep mundësinë të shprehesh, është e dhimbshme,” thotë ajo.
“Sepse e di që, nëse vazhdon kështu, kur të mbarojë bukuria, do të mbarojë edhe puna.”

Kur biseda zhvendoset tek jeta e saj private, Fagnani i kujton një deklaratë të fundit Belén:

“Kam mbyllur me burrat, do bëhem lezbike.”
E pyetur nëse kjo është e vërtetë, Belén qesh dhe pranon:

“Kam pasur përvoja.”
Dhe kur Fagnani e pyet nëse “është ndier mirë”, ajo shton:

“Po, por më pëlqen mishi,” — dhe qesh me të madhe.
Gazetarja e pyet më tej për anën e saj më të ndaluar:

“Cila është transgresioni yt më i madh?”
“Kam një, por s’mund ta them. Kam një anë të errët shumë interesante,” përgjigjet ajo me ironi.

Belén flet hapur edhe për periudhën më të errët të jetës së saj:

“Nuk u çova nga shtrati, nuk hapa dritaret për dy muaj. Përfundova në një klinikë për t’u kuruar.”

E pyetur nëse kishte përdorur lëndë narkotike, ajo sqaron:

“Jo. Problemi im ishin benzodiazepinat, që megjithatë janë një lloj varësie. Të çlirohesh nga to është njësoj si të çlirohesh nga heroina. Droga e rëndë e kam provuar, por kurrë nuk kam abuzuar.”

Në një moment më të lehtë të intervistës, Fagnani e pyet:

“Cili është defekti yt më i keq?”
Belén përgjigjet pa hezitim:

“Jam agresive, impulsive. Kur më ndizet ‘ana ime latine’... i kam rrahur të gjithë të dashurit e mi!
Stefano De Martino ka qenë ai që e kam rrahur më shumë. Njëherë i hodha edhe një kaktus!”
Pastaj shton me shaka:

“Asnjë s’u lëndua, ndonjë gërvishtje. Në Argjentinë gjërat zgjidhen kështu!”

Belén flet gjithashtu për fundin e marrëdhënies me Stefano De Martino:

“Nëse një person nuk hyn thellë tek tjetri, nuk e njeh mirë dhe nuk ka respekt, e shkatërron.
Kjo mund të zgjasë për vite, por është një dashuri toksike.”
Dhe shton se tani nuk ndien më dhimbje apo zemërim:

“Kam humbur respektin, por nuk ka më urrejtje.”
E pyetur për dashurinë më të madhe të jetës së saj, ajo përgjigjet:

“Ka qenë Marco Borriello. Ne e kemi dashur njëri-tjetrin në mënyrë të barabartë.”

Në qershor, Belén kishte deklaruar se ishte “beqare dhe e pastër”.
Kur Fagnani e pyet nëse ka ndryshuar diçka, ajo buzëqesh:

“Vazhdoj të jem beqare… por kemi përditësuar kalendarin e sexyt: hera e fundit që e bëra ishte nga mesi i gushtit.”