(Photo by Dave Benett/WireImage)

 

Julia Roberts fryn sot mbi 58 qirinj. Që në fillimet e saj, ka pasur diçka hipnotike tek ajo: një dritë e brendshme që nuk shuhet. Fituesja e çmimit “Oscar” për 'Erin Brockovich' (2000), lindi më 28 tetor 1967 në Atlanta, Georgia. Lëshoi studimet për gazetari për të ndjekur ëndrrën e aktrimit dhe ia doli. Nga Vivian e 'Pretty Woman' te Anna Scott e 'Notting Hill', Roberts i ka dhuruar kinemasë disa nga rolet më të dashura të të gjitha kohërave.

Sot, protagoniste e filmit të fundit të Luca Guadagnino, 'After the Hunt', ajo jeton larg dritave të skenës, me bashkëshortin e saj, drejtuesin e fotografisë Daniel Moder, me të cilin ka tre fëmijë: binjakët Hazel dhe Phinnaeus, 20 vjeç, dhe Henry, 17 vjeç. Ata janë bashkë prej 23 vitesh një gjë e rrallë në Hollywood. U njohën në xhirimet e 'The Mexican' në vitin 2000, kur ai ishte ende i martuar me argjentinasen Vera Steimberg, dhe ajo në një lidhje me aktorin Benjamin Bratt.

Pesë herë e shpallur “Gruaja më e bukur në botë” nga revista People (1991, 2000, 2005, 2010, 2017) dhe për shumë vite aktorja më e paguar në botë, Julia Roberts ka ndërtuar një karrierë spektakolare mbi katër dekada, pa rënë kurrë pre e skandaleve. Sot, me buzëqeshjen më të famshme të Hollywood-it, ajo na kujton 10 mësime jete që vlejnë për të gjithë.

1. Mirësia është fuqia e Julia Roberts
“Jeta është kaq e çmuar. Ju lutem, le të jemi të mirë me njëri-tjetrin.”
Kjo deklaratë nga Julia Roberts është një kujtesë e fuqishme për rëndësinë e marrëdhënieve njerëzore. E njohur për buzëqeshjen dhe mirësinë e saj të sinqertë, diva ka provuar se të qenit i mirë, edhe në botën konkurruese të Hollywood, mund të hapë më shumë dyer sesa arroganca.

2. Qëndroni besnikë ndaj vetes
Në karrierën e saj të shquar prej mbi 40 vitesh, aktorja gjithmonë ka zgjedhur role që pasqyrojnë ndjeshmërinë dhe forcën e saj të brendshme, pa u kufizuar në një lloj personazhi.

3. Guximi për të thënë "jo"
Ajo ka refuzuar role të mëdha, përfshirë atë në 'Shakespeare in Love', sepse nuk ndiente se ishte momenti i duhur. Për të, të thuash “jo” është formë force, një mënyrë për të mbrojtur veten dhe vlerat e tua.

4. Rëndësia e mbrojtjes së vetëvlerësimit
Në fillim të karrierës, Julia pranoi se kishte luftuar me mungesën e besimit në vetvete. Komentet e të tjerëve mund ta lëkundin, por ajo mësoi se askush nuk mund të përcaktojë kush je. Vlera e vërtetë qëndron te qëndrueshmëria, ëndrrat dhe përpjekjet tona.

5. Dashuria nuk ka pse të jetë perfekte, por autentike.
Pas disa marrëdhënieve të trazuara, aktorja gjeti stabilitet me Daniel Moder. Martesa e tyre e gjatë është dëshmi se dashuria nuk është përrallë është zgjedhje e përditshme, e bërë me përkushtim dhe durim, larg zhurmës së famës.

6. Thjeshtësia është elegancë
Pavarësisht famës së saj globale, Julia jeton një jetë modeste dhe të rezervuar. Në një epokë teprimesh, ajo kujton se klasi i vërtetë qëndron te thjeshtësia. Që nga fillimi i karrierës së saj, ajo është dalluar për shpirtin e saj jokonvencional: e kemi parë pamjen e saj sportive dhe të rehatshme, duke vërtetuar se edhe një palë xhinse mund të jenë elegante, ndërsa flokët e saj kaçurrela voluminoze sfiduan normën hollivudiane të flokëve të drejtë dhe të rregullt.

7. Përdor zërin tënd për të bërë mirë
Julia është mbështetëse e kauzave për të drejtat e njeriut, për mjedisin dhe për fëmijët përmes UNICEF-it, pa i shndërruar ato kurrë në propagandë personale, duke demonstruar se aktivizmi autentik është i heshtur, por efektiv.

8. Pavarësia si mënyrë jetese
Që para se të bëhej yll, Julia punonte si kameriere dhe shitëse akulloresh në New York për të paguar qiranë. Sot, ajo e konsideron pavarësinë thelbësore për dinjitetin personal: të dish të mbështetesh tek vetja është luks i vërtetë. Ajo beson se pavarësia është çelësi për të arritur qëllimet e saj dhe për t'u përballur me jetën sipas kushteve të saj, pa u varur nga të tjerët.

9. Bukuria është një qëndrim
Aktorja ka thënë shpesh se bukuria e vërtetë qëndron te buzëqeshjea, mirënjohja dhe drita e brendshme; një mesazh i fuqishëm në një botë të fiksuar pas pamjes. "Nuk besoj se bukuria fizike e bën një person tërheqës," tha ajo.

10. Mosha është dhuratë, jo kërcënim
Ndryshe nga shumë yje të Hollywood-it, Julia e përqafon moshën me ironi dhe qetësi. Nuk ka kërkuar kurrë ta fshehë kohën, por ta jetojë me dinjitet. Ajo ka zgjedhur të distancohet nga imazhi i divës me çdo kusht, duke refuzuar ndërhyrjet estetike dhe duke përqafuar pamjen e saj natyrale. Pa frikë nga rrudhat, ajo e shndërron kalimin e viteve në një simbol të lirisë së brendshme.