Meghan Markle po ndërton sërish markën e saj personale këtë herë më e pavarur nga Princi Harry. Sipas burimeve të cituara nga Us Weekly, Duka i Sussex-it jo vetëm që nuk e kundërshton këtë zhvendosje, por e mbështet hapur.

“Ai gjithmonë mendon se ajo po bën lëvizjet e duhura,” thotë një burim. Një i dytë shton se Harry “është i lumtur që Meghan ka gjetur diçka ku mund të përqendrohet me pasion.”

Sipas një burimi tjetër, dallimi mes ambicieve të tyre profesionale është pozitiv:

“Është e shëndetshme si çift të kenë sfera, identitete dhe projekte pasioni të ndara.”
E njëjta lëvizje shihet edhe si mënyrë për të zbutur “vëmendjen negative” që shpesh e ndjek Meghan në media dhe që, sipas burimeve, ka ndikuar te puna e Harry-t.

Ekspertja e PR Jane Owen e quan këtë një “zhvendosje drejt individualitetit” rikthim i markës Meghan si entitet më vete. Konsulenti i PR Mark Borkowski shkon më tej:

“Nuk është më gjysma e një dueti mbretëror. Po rishfaqet si brand solo: global, aspirues dhe strategjikisht i rezervuar. Kapitulli mbretëror ishte për afërsi me pushtetin; ky është për rimarrjen e tij.”

Sipas tij, dukesha po lë pas paletën “duty-bound” dhe po adopton një shkëlqim të ftohtë perëndimor një pozicionim që e afron me kategorinë e “conscious luxury” à la Gwyneth Paltrow dhe Victoria Beckham: salone Vogue, cameo couture, humanitarizëm “soft-focus”.

Strategu i markës Nick Ede shton se Meghan është në “modalitet të pastër celebrity”, duke ngritur një prani që çon natyrshëm te partneritete dhe marrëveshje komerciale.