
Pas muajsh spekulimesh, A$AP Rocky më në fund ka pranuar publikisht atë që fansat dyshonin prej kohësh ai dhe Rihanna janë zyrtarisht të martuar.
Në një intervistë të fundit për Perfect Magazine, reperi 37-vjeçar, që së bashku me këngëtaren ka tre fëmijë RZA (3 vjeç), Riot (2 vjeç) dhe Rocki (1 muaj) e quajti veten “bashkëshort i dashur”, duke bërë konfirmimin më të qartë deri më sot.
“Të jem baba, partner dhe bashkëshort plot dashuri në familjen time është ajo që më bën vërtet të lumtur,” – tha A$AP Rocky.
“Kjo është ajo që më frymëzon çdo ditë: të shpreh veten përmes artit, të jem njeri familjar dhe të jem krijues.”
Kjo nuk është hera e parë që reperi lë të kuptohet për martesën. Në një intervistë për Elle muajin e kaluar, ai u përgjigj me humor ndaj pyetjes për martesë:
“Po ju nga e dini që s’jam tashmë bashkëshort?” -tha ai, duke shtuar me buzëqeshje: “Ende s’kam për ta konfirmuar.”
Por me deklaratën e fundit, duket se A$AP nuk ka më nevojë të fshehë asgjë: ai e pranoi hapur që Rihanna është gruaja e tij.

 
                                     
                                     
                                     
                                    