Kryebashkiaku Erion Veliaj ka deklaruat se Republika e vendit sot nuk po kërcënohet nga asnjë armik e jashtëm, por nga mungesa e demokracisë. Gjatë fjalës së tij në Kushtetuese, Veliaj ka deklaruar se demokracia duhet që të ruhet si pasuri dhe jo të sakrifikohet për diçka të momentit. 

"Kjo është një historike. Demokracinë ta ruajmë si pasuri jo ta sakrifikojmë për një gjë të momentit. Kjo cështje do përcaktojë në se pushteti do i përkasë qytetarëve. Republika nuk rrezikohet nga asnjë armik i jashtëm. Sot jam këtu për të mbrojtur deri në fund betimin tim ndaj kushtetutës dhe kontratën me qytetarët e Tiranës. Do e mbroj këtë betim deri në fund, nuk ka dicka më besnike se kjo," tha Veliaj.

Ai ka lajmëruar rezistencë në lidhje me shkarkimin e tij. Gjatë fjalës në Gjykatën Kushtetuese, Veliaj ka deklaruars e atë e kanë izoluar në një qeli me vrasës serialë në burgun e Durrësit. Ndërkohë që ka deklaruar se mandati i tij si kryetar i bashkisë i është dhënë nga njerëzit dhe askush nuk mund t'ia ndërpresë këtë mandat. 

"Me kanë izoluar në një qeli me vrasës serialë. Kam përjetuar një periudhë të gjatë me shkelje të të drejtave. Ky është një përçmim ndaj votës. Ky është një përçmimi që populli i jep republikës për ta drejtuar në emër të tij. Jam këtu si kryetar i bashkisë së Tiranës me të drejtën që ma kanë dhënë 165 mijë qytetarë. Nuk kam kryer asnjë shkelje. Jam këtu për të kërkuar mbrojtjen e demokracisë që sot po vihet në sprovë. Jemi betuar që ta mbrojmë demokracinë. Ky nuk është mandati im, por një kontratë besëlidhje dhe do bëj gjithçka që ma lejon ligji për ta mbrojtur këtë kontratë. Askush nuk mund ta ndërpresë mandatin e një të zgjedhuri. Me respekt, pyes çfarë shkelje të rëndë kam kryer unë?", tha Veliaj.