Deklaratat e dietologes dhe sipërmarrëses Blerina Bombaj, e cila foli për një “ish-bashkëpunëtore të pabesë”, ndezën rrjetet sociale gjatë fundjavës. Shumë përdorues nisën të aludonin se ajo i referohej Diola Dostit.

Por, Diola ka reaguar publikisht përmes një postimi në Instagram, duke mohuar çdo lidhje me historinë që po qarkullon.

“Në lidhje me lajmet që më përmendin si ish-bashkëpunëtore të zonjës Bombaj, dua të sqaroj se kjo nuk është e vërtetë. Zonjën në fjalë nuk e kam takuar kurrë dhe i uroj vetëm suksese në rrugëtimin e saj profesional,” -shkruan Diola.


Në reagimin e saj, nutricionistja nënvizon se nuk ka pasur asnjë bashkëpunim, marrëdhënie pune apo kontakt personal me Blerina Bombajn, duke hedhur poshtë çdo thashethem që e lidhte me të.

Kjo deklaratë vjen pas ditësh spekulimesh në rrjete, ku përdorues të shumtë përpiqeshin të “identifikonin” personin për të cilin fliste Bombaj në një intervistë të fundit.