
Lajmi se Dalina Buzi do t’i bashkohej sezonit të ri të “Big Brother VIP Kosova” si opinioniste u përhap me shpejtësi në rrjete sociale.
Megjithatë, vetë gazetarja dhe producentja i ka mohuar këto zëra, duke sqaruar se këtë herë nuk do të jetë pjesë e formatit në mënyrë të drejtpërdrejtë.
“Jo, nuk do të jem pjesë e këtij sezoni,” -është shprehur Buzi, duke shtuar se, ndonëse ka qenë e përfshirë në edicionet e kaluara, këtë vit ka zgjedhur të qëndrojë ‘pas kuintave’.
Në të njëjtin reagim, Dalina zbuloi disa detaje intriguese për përgatitjet e sezonit të ri të “Big Brother VIP Kosova”.
 Sipas saj, produksioni po investon fuqishëm për ta bërë këtë edicion “më të madh dhe më tërheqës se kurrë më parë” me teknologji moderne, skenografi të re dhe një kast të fuqishëm personazhesh publike që pritet të ngjallin interes të madh.
“Ky sezon do të ketë standarde të reja televizive dhe një përvojë që synon të ngrejë nivelin e formatit në çdo aspekt,” -ka theksuar Buzi.
