Këngëtarja e mirënjohur Elsa Lila është rikthyer fuqishëm në qendër të vëmendjes mediatike pas pjesëmarrjes në dy intervista të njëpasnjëshme, te “Grida Duma Podcast” dhe më te “Mirëmbrëma yje” me Arbana Osmanin, të dyja të transmetuara në një ditë.

Në të dyja bisedat, artistja foli për jetën, karrierën dhe plagët personale që ka përballuar ndër vite.

Megjithatë, ajo që ndezi diskutime të shumta në rrjetet sociale ishte ndryshimi i tonit dhe sjelljes së saj, veçanërisht në intervistën me Arbanën, ku ndjekësit e përshkruan si më të tensionuar dhe të përmbajtur krahasuar me paraqitjen e mëparshme te Grida.

Një ndjekës i shkroi këngëtares në rrjete sociale një koment:

“Elsa, te Grida u duke më e vërtetë dhe më e qetë. Jo çdo ditë jemi në humor të mirë, plus që nëse këtë podcast e ke bërë pas Arbanës, duket sikur je munduar të vetëkorrigjohesh. Vetëm fakti që ti je e ndërgjegjshme se në këtë botë vetëm gënjehet, mjafton për shumë nga reagimet e tua. Por gjithsesi, intelekti yt është për t’u admiruar.”

Elsa zgjodhi t’i përgjigjej komentit, duke sqaruar shkruar:

“Faleminderit për mirësjelljen! Ky podcast është regjistruar shuuuuume kohë para tjetrit. Qetësia ime ka të bëjë, ashtu si për secilin prej nesh, me personin që kemi përballë.”

Pra, sipas Elsës ndryshimi në ton nuk kishte lidhje me ndonjë “nervozizëm” apo qëllim të fshehtë, por ishte reflektim i dinamikës njerëzore që krijohet gjatë një bisede.