Një valë e re tensioni po përfshin familjen mbretërore britanike. Sipas burimeve të afërta me Pallatin Buckingham, Princ Harry mund të jetë në rrezik të humbasë titullin e tij mbretëror, njësoj si xhaxhai i tij, Andrew Mountbatten-Windsor, dikur i njohur si Princ Andrew.

Lajmi vjen pasi politikania britanike Rachael Maskell ka ringjallur propozimin për ligjin “Removal of Titles Bill”, i cili do t’i jepte Mbretit Charles dhe në të ardhmen trashëgimtarit të fronit, Princ William, të drejtën për të hequr titujt trashëgimorë.

“Nëse ky ligj kalon, nuk do të habitesha nëse Harry do të ishte i radhës,” –tha një burim i afërt me pallatin për Page Six. “William nuk është hakmarrës, por ndihet thellësisht i zhgënjyer. Dhe është gjithmonë më e vështirë kur zhgënjimi vjen nga dikush i afërt.”
Marrëdhënie e ngrirë mes vëllezërve

Princa Harry dhe William nuk kanë folur për më shumë se dy vjet. Burime nga rrethi i William kanë treguar se ai është ende i zemëruar për librin e Harry-t, “Spare”, të publikuar në vitin 2023, ku ky i fundit rrëfen për një përleshje fizike mes tyre dhe për komentet e dyshuara “raciste” të Kate Middleton ndaj fëmijëve të Harry-t dhe Meghan Markle.